Gjenerali Scott Miller ka marrë komandën e forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan.
Ky ndryshim vjen në kohën kur Uashingtoni po përballet me kritika për strategjinë e futjes së talibanëve në bisedime paqësore, transmeton portali arbresh.info.
Miller, ish komandanti i Forcave Speciale të Përbashkëta, e merr drejtimin e ushtrisë në një kohë të përzier me shpresë e frikë për qeverinë e mbështetur nga Perëndimi.
“Për të qenë të suksesshëm, ne duhet të mësojmë vazhdimisht dhe t’i përshtatemi armikut dhe mjedisit,” tha Miller gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës.
“Nuk ka vend për status quo. Nuk mund të lejojmë që të jemi të vetëkënaqur”.
SHBA është tani një vit në strategjinë e saj për të rritur presionin ndaj talibanëve duke rritur sulmet ajrore dhe duke dërguar mijëra trupa të tjerë për të trajnuar dhe këshilluar forcat afgane, por shenjat e qarta të suksesit deri më tani janë provuar të pakapshme./Arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën