Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar sot të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan edukimi cilësor në të gjitha nivelet është rruga e vetme që mundëson përparimin e shoqërisë dhe shtetit.
“Sot rrugëve të Kosovës iu rikthye gjallëria e munguar prej dy muajsh. Ata që e mbushin me gëzim jetën tonë, fëmijët e Kosovës kanë nisur vitin e ri shkollor. Të gjithë nxënësve, arsimtarëve, prindërve që sot kanë nisur fëmijët e tyre për në shkollë, ua uroj një vit të mbarë shkollor. Edukimi cilësor në të gjitha nivelet është rruga e vetme që na mundëson përparimin tonë si shtet dhe shoqëri”, shkruan Veseli.
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...