Ancelotti tregon se pse Sampdoria mposhti Napolin

09:02 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Sampdoria e ka njoftuar skuadrën e Napolit me humbjen e parë në këtë sezon të Serie A.

Carlo Ancelotti, pësoi humbjen e parë me ekipin e ri në Serie A.

Ai në konferencë pas ndeshjes, deklaroi se Napoli nuk ishte në nivelin e duhur në humbjen e thellë nga Sampdoria me rezultat 3:0 në duelin e xhiros së tretë në Serie A.

Kjo ishte humbja e parë e tij si trajner i Napolit, përcjell arbresh.info.

“Te rezultati 1:0, kishim frikë”, u shpreh ai pas ndeshjes.

“Faji im? Ndoshta, por edhe futbollistët e kishin gabuar qasjen e ndeshjes”, theksoi Ancelotti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme