Google ADS

Pal Lekaj përuron tri rrugë të reja

08:59 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nën shoqërinë e kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, të hënën (03.09.2018), do të përurojë disa rrugë në komunën e Gjakovës.

Shiriti i parë inaugurues do të prehet në rrugën Bardhaniq – Dashinoc rreth 7 kilometra e gjatë, në ora 11:00, për të vazhduar në rrugën Skivjan – Novosellë, e gjatë rreth 2 kilometra.

E fundit që do të vizitohet për këtë ditë nga ministri Lekaj, është rruga Pnish – Damjan me gjatësi mbi 5 kilometra, në orën 12:30.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme