Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur sot herët në mëngjes ka vendosur që nesër të mbahet seanca e jashtëzakonshme në lidhje me korrigjimin e kufijve, me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë pas mbledhjes se kërkojnë nga tri partitë opozitare që të mbështesin rezolutën, përcjell arbresh.info.
Sipas tij, sinjali për presidentin është se duhet të ndalet me qëndrimet e tij.
“Presim që të gjitha partitë ta mbeshtesin këtë rezolutë edhe për shkak të qytetarve. Është sinjal i qart për presidentin se duhet të ndalet më këto qendrime. E ftojm PDK-në, të cilës i ka humb rruga në oborrë që të përkrahin dhe të angazhohen që mos t’i bëhen më dëmet që po i bëhen Kosovës. NISMA dhe AAK kanë deklaruar se do ta mbështesin këtë rezolutë”, ka thënë Hoti./Arbresh.info
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...