Vendimmarrja për liberalizimin e vizave për Kosovën ka kaluar tashmë në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave.
Ndërsa sfida kryesore për Kosovën në këtë proces mbetet t’i bindë shtetet e rëndësishme si Gjermani e Franca se e meriton liberalizimin dhe se pas heqjes së regjimit të vizave nuk do të ketë migrim masiv të kosovarëve drejt zonës Schengen. Këto shtete deri tani kanë shfaqur rezerva për këtë çështje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Javën e kaluar Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian (PE) i ka dhënë mbështetje liberalizimit të vizave për Kosovën. Tani vendimmarrja për këtë çështje kalon në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave, ku pritet të jetë sfida kryesore për Kosovës. Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe njohës të këtyre proceseve thonë se Kosovës i mbetet që në muajt në vijim të lobojë për të marrë mbështetjen e shteteve të rëndësishme si Gjermania, Franca e Holanda.
Përveç kësaj, ata thonë se duhet të shpresohet se nuk do të ndodhë ndonjë skandal në qeverisjen aktuale që do të ndikonte në qëndrimin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...