Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri i është kundërpërgjigj kryeparlamentarit Kadri Veseli pas reagimit të ashpër të tij ndaj opozitës për shkak se këta të fundit kanë bërë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme pas ngritjes së çështjes së “korrigjimit të kufijve” nga presidenti Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Facebook Beqiri ka shkruar se, “paska fol Kadria për Asociacionin, për atë se kush e ka nënshkruar, se mund të “Bosnjëzohet Kosova”…, shtrohet pyetja vallë mos ka qenë ai jashtë Kosove në atë kohë, mos ka qenë në ilegalitet, apo ka qenë hiq më pak se kryetar i Kuvendit”.
Beqiri shton se pas shefit të tij, edhe Veseli po fol kuturu, po tenton të manipulojë dhe po thotë të pavërteta, të akuzojë të tjerët, transmeton Koha.net.
“Asociacioni është përgatit në kohën kur ka qenë kryeministër i vendit shefi i juaj, e është nënshkruar formalisht kur zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme ka qenë po ashtu shefi i Kadrisë, pra Hashimi. Edhe tani kur po bëhet Statuti i Asociacionit, më duket apo e kam gabim, ju jeni kryetar i Kuvendit.Ju e keni mbrojt vazhdimisht këtë Asociacion, e tash na thoni se qenka i rrezikshëm! Çka po ndodh me ju? Çka është kjo panik?”, ka shkruar Beqiri.
Ai i thotë se akuzat e Veselit janë vetëm për konsum politik disa orësh.
“Nga zëdhënës dhe mbrojtës i kësaj pune, të bërë nga bashkëpartiaku juaj qenkeni bërë kritikues e po kërkoni llogari prej dikujt tjetër, vërtetë kjo është shaka e pakripë, kjo është për konsum politik disa orësh, asgjë më tepër. Megjithatë kjo mund të bëhet serioze, kjo mund të nënkupton se ju po i përgatitni ndonjë të keqe Kosovës. Por nëse keni hy në pazare, sigurisht do të dështoni”, ka shkruar Beqiri.
Për LDK-në, ai thotë se është i pranueshëm vetëm ajo që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duke implementuar vërejtjet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, pra Asociacion pa fuqi ekzekutive.
“E ju çka po thoni e pëshpëritni tani, janë thjeshtë gjepura. Është Marrëveshja, janë nënshkrimet, datat, kush çka ka thënë, kush çka ka bërë. Nuk ju shiten këto të pavërteta. Qytetarët e dinë, nuk janë analfabetë politikë. Seanca e 4 shtatorit, ka për qëllim angazhimin tonë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë, kjo është detyra jonë. Tentimi me zhvendos vëmendjen diku tjetër nuk ju kalon”, ka shkruar Beqiri.
E për korrigjim kufijsh Beqiri thotë se Veseli duhet ta pyet Hashim Thaçin.
“Për Asociacionin pyete shefin tënd, konsultohu me të, apo mbase edhe ai tash fol ndryshe, nuk do të ishte çudi, fol me të edhe për “korrigjim” kufijsh, adresa e kësaj ideje të papranueshme për ne dihet ku është. Mos i harro edhe miqtë ndërkombëtar, apo do të kërkoni distancim edhe nga ata”, ka shkruar ai./Koha.net/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...