Si të rrisni dhe forconi thonjtë për 10 ditë

23:31 | 2 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Ndodh shumë shpesh që thonjtë tonë të dëmtohen lehtë dhe të mos rriten.

Tek shumë vajza kjo shkakton pakënaqësi, ato detyrohen të bëjnë pedikyr dhe manikyr çdo herë.

Por për t’i eliminuar këto gjëra dhe nëse dëshironi të keni thonjë të gjatë dhe të shëndetshëm ndiqni hapat në vazhdim, transmeton Klan Kosova.

Hapi i parë i përbërësve

Përbërësit:

  • Gjysmë limoni,
  • Vaj të ullirit
  • Një lugë e çajit me kripë,
  • Një pjatë e mbushur me ujë te nxehtë deri në gjysmë.

Përgaditja:

E merni pjatën e mbushur me ujë e ndrydhni mbi të lemonin, vendosni një lugë të qajit vaj të ullirit filloni t’i përzini, më pas vendosni kripën dhe vazhdoni t’i përzieni të gjitha së bashku deri sa të ketë balancim të vajit të ullirit .

Hapi i dytë  i përbërsëve

Përbërësit:

  • Një lugë e çajit me vaj të ullirit,
  • Dy kapsula të vjamit të peshkut, dy kapsula me vitamin E.
  • Një kuti të vogël

Përgaditja:

Vendosni në kuti vajin e ullirit dhe ndrydhni kapsulat e vitaminës E. Filloni përzierjen.

Dhjetë ditë ndjekni këta hapa duke vendosur thonjtë e ju në përbërsësin e parë e duke i pastruar deri në nja masë sa e shihni ju të nevojshme,  pas 30 min merrni dhe lyeni me përbërësin  e dytë, pastaj filloni të bëni masazh thonjve duke u tretur i tërë përbërësi.

Provojeni këtë gjatë 10 ditëve në orë të njëjtë dhe vetëm një herë në ditë, dhe do i arrini rezultatet e dëshiruara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme