Google ADS

Prishtina e mund Drenicën në “Fadil Vokrri”

21:45 | 2 Shtator 2018
Arbresh.info

Prishtina e ka mposhtur Drenicën në takimit e fundit të kësaj jave në Ipko Superligën e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” të dielën mbrëma në kryeqytet.

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës ishte nikoqire e Drenicës në “Fadil Vokrri” në një ndeshje të javës së tretë të ligës elitare kosovare, të cilën e fitoi me rezultat minimal 1-0,.

Një pjesë e parë e dobët nga të dyja skuadrat, me pak raste të krijuara për shënim, u përmbyll pa gola.

Vendasve iu deshën plotë një orë lojë për ta arritur golin e vetëm, atë që doli të ishte i tri pikëve të plota.

Sulmuesi Mankenda realizoi në minutën e 62-të për bardhekaltrit.

Kjo është fitorja e dytë në po aq ndeshje për Prishtinën, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë të javës së parë më Gjilanin, që u shty shkaku i stadiumit.

Për Drenicën, kjo ishte humbja e parë në tri javë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme