Google ADS

Të pagjeturit, jashtë dialogut të Brukselit

21:19 | 2 Shtator 2018
V. S.

Tema për të cilën flitet pa reshtur që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë është ndriçimi i fatit të të pagjeturve. Familjarët e të zhdukurve kërkojnë me ngulm që çështja të përfshihet në fazën finale të dialogut me Serbinë, por zyrtarët assesi nuk mund të konfirmojnë  diçka të tillë

“Kërkesa e familjarëve dhe e Komisionit Qeveritar është që kjo temë gjithsesi të futet në agjendën e bisedimeve në Bruksel”, tha Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit për çështjen e personave të pagjetur.

Aktualisht në Kosovë janë 1648 emra në listën e atyre për të cilët nuk dihet asgjë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999./RTV21/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme