Kërkesa e opozitës mbi kufijtë, Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër

20:58 | 2 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër për të diskutuar kërkesën për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Partitë opozitare LDK, Vetëvendosje dhe PSD kanë dorëzuar javën e kaluar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme më 4 shtator. Në këtë seancë pritet të miratohet rezoluta, e cila ia ndalon presidentit Thaçi të bisedojë me Serbinë për territor.

Tri partitë opozitare, kanë iniciuar mbajtjen e kësaj seance pas deklaratave të presidentit për korrigjim të kufijve.

Rezoluta, e cila pritet të prezantohet në këtë seancë, ka vetëm një pikë: “Që askush nuk ka të drejtë ta negociojë dhe cenojë territorin e Kosovës”.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme