F1, Hamilton mposht Ferrarin në Itali

18:04 | 2 Shtator 2018
Arbresh.info

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Italisë, duke mposhtur Ferrarin pikërisht në shtëpinë e makinës italiane.

Piloti britanik i Mercedesit triumfoi duke u nisur nga vendi i tretë, në një garë ku nuk shihej si favorit për shkak se vija e parë e nisjes ishte “pushtuar” nga makinat e kuqe. Por, në kthesat e para, Vettel u rrotullua në pistë pas një prekjeje pikërisht me britanikun, duke u detyruar që të rekuperonte nga vendi i 18.

Në fund, pilotët e Ferrarit përfunduan në vendin e dytë dhe të katërt, me Raikkonen në podium dhe Vettel që nuk arriti të ngjitej atje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme