Google ADS

Koalicioni i udhëhequr nga Sauditi shpreh keqardhje për sulmin në shkollën e Jemenit që vrau të paktën 40 fëmijë

12:14 | 2 Shtator 2018
Arbresh.info

Koalicioni i udhëhequr nga Sauditi ka shprehur keqardhje për sulmin e autobusit të Jemenit që vrau të paktën 40 fëmijë në një treg muajin e kaluar, duke thënë se ai pranon një përfundim nga një ekip hetues se sulmit i mungonte justifikimi ushtarak.

Ai shton gjithashtu se do të mbaj përgjegjësi për gabimin e bërë.

Një pranim i tillë është i rrallë për koalicionin, veçanërisht pasi më parë e quajti sulmin në autobusin shkollor “legjitim”.

Koalicioni i udhëhequr nga Sauditi ndërhyri në konfliktin me Jemenin në vitin 2015, në përpjekje për të rivendosur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht pasi u dëbua nga rebelët e Houthit.

Të paktën 10,000 njerëz janë vrarë në konflikt, ndonëse organizatat e pavarura kanë vënë numrin deri në 50,000./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme