Google ADS

Gafa e Allison, flet Klopp

10:48 | 2 Shtator 2018
Arbresh.info

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, mendon se gabimi që bëri Alissoni për golin e shënuar nga Leicesterit ishte i pashmangshëm dhe se ai nuk është i shqetësuar pasi që një gabim të tillë po e priste nga portieri brazilian.

Braziliani kishte arritur ta mbajë portën e Liverpoolit të paprekur për tri ndeshje radhazi, por në ndeshjen të cilin skuadra e tij e fituan me rezultat 2-1 kundër Leicester, ai u ndëshkua për gabimin e tij dhe e prishi rekordin e tij.

Pasi e kishte marrë topin nga një pasim të mbrojtësit Virgil van Dijk, 25-vjeçari e mbajti topin për një kohë të gjatë dhe tentoi të driblojë me topin, por lojtari i Leicesterit, Kelechi Iheanacho, ia mori lehtësisht topin dhe e pasoi menjëherë të Rachid Ghezzal, i cili arriti ta përgjysmojë rezultatin.

Ky gabim i dha vetëbesim skuadrës së Leicesterit se ata mund të marrin pikë nga kjo ndeshje, mirëpo përkundër përpjekjeve një gjë e tillë nuk u arrit. Për këtë arsye, Kloppi nuk u duk shumë i shqetësuar nga gabimi i portierit vetëm një javë pasi kishte marrë lëvdata të mëdha.

“Të gjithë duhet të mësojmë nga kjo gjë, jo vetëm Alissoni. Ishte e qartë që nga java e kaluar se një gjë e tillë do të ndodhte një ditë. Mirëpo, nuk mendova se do të ndodhte menjëherë javën e ardhshme”, ka thënë Kloppi.

“Ne mund ta kishin larguar rrezikun dy herë para atij rasti, por pastaj mbrojtësit ia gjuajtën përsëri topin, dhe po, edhe ai mund ta kishte larguar rrezikun gjithashtu. Ai e di se ishte gabimi i tij, natyrisht. Ai është burrë mjaftueshëm që ta kuptojë këtë gjë”.

“I thashë se koha më e mirë për ta bërë një gabim të tillë kishte qenë kjo ndeshje, pasi që ne fituam edhe ashtu. Është në rregull. Tani e kemi kuptuar edhe një gjë tjetër – nuk duhet t’ia gjuajmë çdo top Alissonit”.

“Ai ndihej në rregull pas kësaj, kur tifozët kundërshtarë tentonin ta bënin atë më të stresuar, kjo gjë është, natyrisht, normale. Kështu është futbolli. Nuk kam asnjë problem me një gjë të tillë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme