Juventusi mbylli me sukses 3 ndeshjet e para ta kampionatit, duke grumbulluar 9 pikë të plota dhe tashmë Masimiliano Allegri mund të pushojë dhe punojë i qetë gjatë ndërprerjes për t’i hapur udhë Ligës së Kombeve.
“Skuadra më ka bërë dhuratë shumë të bukur për ndërprerjen, pasi kemi ardhur me pikë të plota dhe do të kemi mundësi të kalojmë pak ditë pushime të qeta, për të rifilluar pastaj me fazën më të rëndësishme”, deklaroi Allegri.
Mbrëmë bardhezinjtë mposhtën Parmën me rezultatin 1-2, jo pa vështirësi, ndërsa nota e vetme negative e këtij Juventusi, vijon të jetë mungesa e golit nga ana e blerjes së bujshme verore, Cristiano Ronaldo.
“Ndaj Parmës ishte e vështirë dhe këtë e dinim që në fillim. Për fat të mirë ia dolëm të marrim 3 pikët, ato për të cilat luhen ndeshjet. Ronaldos nuk po i ecën aspak në këto javë të para, por unë jam i kënaqur me të. Në aspektin e asaj çfarë jep në fushë, duket se është përshtatur mjaft mirë dhe krijon hapësira për shokët e skuadrës. Besoj se shumë shpejt do të vijnë edhe golat”, tha trajneri i bardhezinjve.
Paulo Dybala e nisi sërish nga stoli, për të luajtur pak minuta në fund të sfidës, ndërsa Mario Mandzukiç vijon të befasojë, duke treguar një formë mjaft të mirë, ndonëse iu bashkua shumë vonë skuadrës, për shkak të angazhimit në Botëror.
“Është një sezon i gjatë dhe do të kemi nevojë për të gjithë, përfshi edhe Dybalën, prej të cilit presim vërtetë shumë. Po më befason Mandzukiç, pasi nuk e prisja këtë start kaq të mirë të tij, duke qenë se na u bashkua shumë vonë”, u shpreh Allegri pas takimit me Parmën.
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...