Hakerët publikojnë 300GB foto nudo dhe përmbajtje eksplicite nga Ashley Madison

18:38 | 22 Gusht 2015
Arbresh Info

Rreth një muaj më parë, një grup i hakerëve të famshëm kanë thyer shërbimin Ashley Madison së bashku me kompaninë tjetër Avid Life Media duke pasur kështu qasje në miliona të dhëna të konsumatorëve të rrjetit social për takime.

Hakerët që qëndrojnë prapa sulmit kibernetik në Ashley Madison, të quajtur ‘The Impact Team’, kanë publikuar online 10GB të dhëna të konsumatorëve të faqes të martën, shkruan arbresh.info. Përveç kësaj, hakerët publikuan edhe 20GB të dhëna të tjera të kompanisë të enjten duke zbuluar kështu një numër masiv të e-mail adresave nga Ashley Madsion dhe kompaninë udhëheqëse Avid Life Media.

Tani, hakerët kanë lëshuar 300GB të dhëna që janë të vjedhur nga hakimi i faqes që përfshinë foto nudo, informata personale dhe biseda eksplicite ndërmjet anëtarëve të faqes. Sidoqoftë, hakerët e grupit Impact Team kanë thënë se fotot eksplicite dhe nudo të konsumatorëve të rrjetit social për takime nuk do të publikohen.

Ekspertët e sigurisë kibernetike tregojnë që të dhënat e publikuara nga grupi i hakerëve janë të vërteta derisa hakerët pretendojnë që sulmi kishte përfunduar me sukses pasi që stafi i uebfaqes nuk ishte duke vëzhguar apo siguruar faqen./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme