Mozilla njoftoi të enjten se ka në plan të bllokojë ndjekësit e reklamave në versionet e ardhshme të Firefox-it. Cilësimet e reja do të paraqiten gradualisht, duke filluar me një iniciativë që fokusohet në bllokimin e gjurmuesve që ngadalësojnë faqet. Pas kësaj, kompania do të lëvizë mbi praktikat e dëmshme si “cryptomining”.
“Disa faqe do të vazhdojnë të duan të dhënat e përdoruesit në këmbim të përmbajtjes”, shkroi Nick Nguyen nga Mozilla në një postim në blogun zyrtar, “por tani ata do të duhet të pyesin për këto të dhëna, një ndryshim pozitiv për njerëzit që deri më tani nuk kishin idenë për vlerën shkëmbyese që ata kanë dhënë. ”
Firefox tashmë ka filluar testimin e këtyre veçorive në Firefox Nightly, një version i Firefox-it që përditësohet çdo natë. Ky version aktualisht përfshin një veçori që bllokon gjurmuesit që ngadalësojnë faqet e internetit. Mozilla planifikon të testojë këtë funksion në shtator. Nëse kjo shkon mirë, Mozilla do të fillojë të bllokojë ndjekësit që ngadalësojnë shfletuesin, në versionin e ri të softuerit, Firefox 63.
Së fundi, Mozilla tha se versionet e ardhshme të Firefox-it do të bllokojnë “praktikat mashtruese që në mënyrë të padukshme mbledhin informacion identifikues dhe degradojnë përvojën e përdoruesve”.
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...