Google ADS

Lamtumira për John McCain, mesazh i qartë Donald Trumpit

08:31 | 2 Shtator 2018
Arbresh.info
Dy ish-presidentë të Shteteve të Bashkuara iu drejtuan me mesazhe prekëse pjesëmarrësve në shërbimin e memorialit të ish-senatorit të Arizonës John McCain, në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.
Demokrati Barack Obama dhe republikani Xhorxh Bush kujton atë që e konsiderojnë “mikun e tyre” në ceremoninë të cilën senatori i Arizonës e kishte planifikuar vetë që gjatë periudhës kur ai luftonte me kancerin në kokë.

“John Mccain ishte një i një “njeri i jashtëzakonshëm – një luftëtar, një burrë shteti, një patriot”, që tregoi guxim të rrallë gjatë kohës së robërisë në Vietnam dhe vazhdoi të ishte një senator i veçantë që kuptonte se parimet janë më të rëndësishme se politika”, tha Obama.

Bush, i cili e mposhti Mccain për emërimin e republikanëve në vitin 2000 – nderoi guximin, ndershmërinë dhe nderin e senatorit.

“Senatori Mccain shpesh u përballë me ata që ishin në pushtet kur ndiente se qëndrimi i tyre nuk përmbushte idealet e Amerikes. Ne jemi më të mirë se kaq, thoshte ai, Amerika është më e mirë se kaq!”, u shpreh Bush.

Mccain humbi humbi zgjedhjet presidenciale ndaj rivalit të Partisë Demokrate, Barack Obama, por fitoi respektin e thelle te tij. Presidenti Donad Trump, ndërkohë nuk ishte i pranishëm, familja e Mccainit e bëri të qarte se ai nuk ishte i mirëpritur në shërbesë, e këtë senatori e kishte kërkuar dhe vetë. Por ndërkohë, aty gjendej vajza e tij Ivanka dhe dhëndri, Jared Kushner.

Vajza e Mccain, Meghan foli e para duke bërë një homazh emocionues për të atin. “Amerika e John Mccainit nuk ka nevojë të jetë e madhërishme edhe një herë, sepse e tillë ka qenë gjithmonë”, tha ajo, duke fshikulluar Trumpin, ashtu siç kishte bërë edhe i ati sa qe gjallë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme