Agresorja hyri në muze dhe qëlloi me thikë punonjësen dhe një tjetër person. Më pas, polakja doli në rrugë, ku qëlloi një grua që po shtynte një karrocë me një fëmijë. Të plagosurit raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mediat italiane kanë shkruar se gruaja ka kryer sulm edhe një natë më parë. Agresorja e dhunshme u vu në pranga nga policia mbrëmjen e së shtunës.