Në çdo rast kur ju sëmureni, ju konsumoni menjëherë ilaçe dhe nisni një trajtim të duhur.
Ose në disa raste nuk i kushtoni fare rëndësi edhe e anashkaloni.
Kancer, sëmundje zemre, në veshka apo kudo qoftë, ju preferoni të prisni për simptoma më të rënda, për t’u vizituar te mjeku.
Por ju nuk e dini se, shumica e njerëzve e humbin jetën vetëm për shkak të neglizhencës ndaj simptomave të rrezikshme që ju shfaqen në trup, informon dritare.net
Një nga sëmundjet, që ju nuk e njihni mirë, por që shumica nga ju mund të jetë prekur është edhe apneja e gjumit.
Bëhet fjalë për një vazhdimësi ndërprerjesh të pavullnetshme të frymëmarrjes gjatë gjumit, që çon në ulje të prurjeve të oksigjenit.
Këto pauza respiratore shkaktohen nga lëshimi i muskulaturës së faringut dhe bllokimi i hyrjes së trakesë.
Ulja në mënyrë të përsëritur e nivelit të oksigjenit provokon zgjerime të trurit dhe një rritje të ndjeshme të ritmit të zemrës dhe punës së saj, informon dritare.net
Apneja e gjumit është një sëmundje e rrezikshme dhe rreth 90% e njerëzve në botë nuk ia kanë idenë se janë mbartës të saj.
Një doktor amerikan shprehet se:
“Ka një mungesë të ndërgjegjësimit te popullsia, që gërhitja kronike ose gjumi i dobët kronik mund të jetë për shkak të një gjendjeje të rrezikshme që ka prekur trupin tuaj dhe keni nevojë urgjente për mjekim. Njerëzit mendojnë se, gërhitja është vetëm një shqetësim apo një çështje e trupit, por nuk është kështu.”
Shumë njerëz, vetëm se neglizhojnë këtë problem kanë humbur jetën. Mungesa e frymëmarrjes, dhe prekja nga apneja e gjumit mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për t’u prekur dhe vdekur nga kanceri ose sëmundjet e tjera kardiovaskulare.
Ndërkohë, nëse ju i anashkaloni simptomat e apnesë, ju mund të pësoni edhe komplikime të tjera si: rritje në nivele anormale të kolesterolit, diabetit të tipit 2 dhe ritme të parregullta të zemrës.
Prandaj për sigurinë tuaj dhe për një shëndet më të mirë, dritare.net ju këshillon të mos i injoroni këto simptoma të apnesë së gjumit. Mund t’ju kushtojnë edhe jetën.
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?