Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli ka folur nga Prizreni ku ishte në nderim të dëshmorëve të Vërrinit edhe për seancën e së martës të thirrur nga opozita.
“Është një aktrim i opozitës, një lojë përmes cilës opozita mendon të përfitoj. Mundohet të përfitojë duke krijuar panik dhe duke e bërë një lojë politike rreth ndarjes së Kosovës. Në Kuvend nuk do të duhej asnjëherë të flitet për ndarjen e Kosovës, sepse e dobëson pozicionin e Kosovës. Serbia nuk e do Kosovën të pavarur dhe e lufton, por ne duhet të jemi bashkërisht të gjithë dhe me aleatët tanë”, ka thënë Veseli.
Sipas tij, është gabim i madh i opozitës që të martën të diskutohet në Kuvend për çështjen e ndarjes. Veseli e ka quajtur këtë “zbulim” që krijon panik dhe e dëmton Kosovën.
“Kosova është e pandashme dhe është një. Ka tre muaj që i thërras për të diskutuar për këtë çështje, për vijat e kuqe të dialogut, për Asociacionin që nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, tha ai, transmeton lajmi.net.
Ndërsa ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Veseli e ka akuzuar rëndë LDK-në.
“Asociacionin e ka nënshkruar LDK-ja, e ka nënshkruar ish kryeministri i Kosovës, tash kryetar i LDK-së, Isa Mustafa. Në qoftë se do të duhej seancë, atëherë LDK-ja do të duhej të distancohej nga ai nënshkrim”, ka thënë kryetari i PDK-së.
Tutje sa i përket Asociacionit, Veseli tha se ai është një rrezik që mund të krijoj bosnjëzimin e Kosovës dhe mund të krijoj një pushtet të tretë.
“Ne do t’i përgjigjemi kësaj thirrje, që t’i demaskojmë këto thirrje të opozitës dhe qytetarët duhet të jenë të qetë”, ka thënë ai.
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...