Policia e Bosnjës ka ndaluar rreth 50 emigrantë nga Afganistani, Irani dhe Pakistani duke u përpjekur të kalonin nga Serbia në një tren mallrash të premten, transmeton Klan Kosova.
Bosnja nuk kishte qenë rrugë e emigrantëve përmes Ballkanit për në vendet e Bashkimit Evropian deri në fillim të këtij viti kur arritjet u rritën. Rreth 11 mijë njerëz nga Azia dhe Afrika e Veriut janë regjistruar si të ardhur deri më tani në këtë vit.
“Emigrantët po kalojnë lumin Drina (kufiri mes Serbisë dhe Bosnjës) dhe pastaj paguajnë ndërmjet 250 dhe 300 euro për kontrabandistët që t’i marrin mbi Drinën”, tha një burim policor.
Treni që bartë thëngjill u ndalua pranë qytetit kufitar, Zvornik në brigjet e lumit Drina. Ndërsa treni u ndal, disa nga emigrantët në bord kërcyen dhe filluan të vrapojnë mbrapa për në Serbi.
Shteti i Bosnjës u anashkalua në vitin 2015 dhe 2016, kur më shumë se një milion emigrantë dhe refugjatë kaluan nëpër Ballkan. Por me mbylljen e kufijve nga shtetet tjera, Bosnja është bërë një rrugë e re tranzitimi.
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...
“Prita që po ma jep naj mesazh t’mirë”- Drenusha ia plas vaj...