Google ADS

Modelet e reja të iPhone, ja kur pritet të prezantohen

23:06 | 1 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Shumica e ndjekësve të Apple-it presin që kompania të prezantoje një numër modelesh të iPhone ne 12 shtator si dhe një datë të lëshimit për sistemin e ardhshëm operativ iOS gjatë këtij eventi, te mbajtur në selinë qendrore të kompanisë, Apple Park.

Gjiganti i teknologjisë, sipas Bloomberg, mund të zgjerojë dizajnin dhe emërtimin e iPhone X në të gjithë linjën e tij të telefonëve, me më shumë madhësi, ngjyra dhe nivele çmimesh. Sipas mediave të huaja, telefoni i radhës që do prezantoje Apple është iPhone XS.

Apple Watch dhe Air Pods gjithashtu mund të marrin dhe ato një rifreskim. Kompania ndjek një ritëm te caktuar me njoftimet e saj për smartphonët, duke zbuluar një përmirësim të madh çdo vit, dhe përditësime të vogla.

Ne 2017-ten megjithatë ajo i anashkaloi këto përditesime me synimin të shënonte 10-vjetorin e pajisjes.

Në vend që të merrej me iPhone 7, kompania kaloi direkt tek iPhone 8 dhe iPhone X (10). Mbetet e paqartë se si do te vazhdoje Apple t’i emërtojë telefonat e saj celulare me kalimin e kohës.

Në 6 vitet e fundit, Apple ka mbajtur gjithnje ne Shtator konferencat për të njoftuar hedhjen ne treg te një iPhone të ri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme