Google ADS

Ylli i Tottenhamit i shpëton shërbimit ushtarak, shpallet kampion me Korenë e Jugut

16:30 | 1 Shtator 2018
Arbresh.info

Koreja Jugore ka mposhtur Japoninë me rezultat 2:1, në finalen e Lojërave Aziatike.

E kësaj fitore, natyrisht se më së shumti i është gëzuar lojtari, Heung Min-Son, sepse i ka shpëtuar shërbimit ushtarak.

Anëtari i Tottenham Hotspur e kishte si kusht nga shteti që t’i siguronte kombëtares një sukses në lojërat ndërkombëtare.

Pas dështimit në Kupën e Botës, ky ishte treni i fundit për Son.

Sonarriti që me sukses ta bartë skuadrën drejt medaljes së artë. Ai tashmë është liruar nga obligimi i shërbimit ushtarak, shërbim i cili do ta linte 2 sezone jashtë fushave. /arbresh.info/

https://twitter.com/SpursOfficial/status/1035890983974707200?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1035890983974707200%7Ctwgr%5E373939313b73706563696669635f73706f7274735f616374696f6e&ref_url=http%3A%2F%2Flajmi.net%2Fkoreja-e-jugut-triumfon-ne-lojerat-aziatike-son-i-shpeton-sherbimit-ushtarak%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme