Shkodër, gjenden një person i vrarë dhe një makinë e djegur

15:44 | 1 Shtator 2018
Arbresh.info

Një person i pajetë është gjetur në lagjen Livade, në periferi të qytetit të Shkodrës.

Bëhet fjalë për shtetasin Arjan Ferracaku, i moshës 31-vjeçare, i cili dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri.

Shumë pranë trupit të viktimës, është gjetur edhe një automjet i djegur, për të cilin policia ka hedhur dyshimet se ndodhej aty para se të ekzekutohej 31-vjeçari.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe hetuesisë, të cilët po punojnë për të mbledhur prova dhe zbardhur krimin e rëndë. Nuk ka ende ndonjë pistë hetimi, teksa raportohet se 31-vjeçari Ferracaku ka qenë duke shëtitur me kalë, kur është ekzekutuar./top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme