Shpërthimi në Gjermani: Mbulohet nga tymi rafineria e vajit – 8 të lënduar, 2000 të evakuuar

13:44 | 1 Shtator 2018
Arbresh.info

Së paku tetë persona janë lënduar nga një shpërthim që ka ndodhur nga shpërthimi në një rafineri vaji në Gjermani.

Qindra zjarrfikës kanë dalur në vendin e ngjarjes, kurse policia me anë të një deklarate të bërë për media ka treguar se “egziston rreziku për një shpërthim tjetër”.

Rafinera i takonte Bayernoil Group, ku kishte të punësuar mbi 800 persona.

Policia ka urdhëruar 1,800 banorë të zonës që të lirojnë shtëpitë e tyre, por mediat lokale kanë bërë me dije se tani mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Shkaku i shpërthimit, i cili raportohet se është ndjerë disa kilometra larg, nuk është bërë ende i ditur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme