Google ADS

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

07:13 | 1 Shtator 2018
A. B.

Fundjava me mot të nxehtë dhe kryesisht presionit të ulët nga Atlantiku verior do të shtrihen mbi Itali gjatë fundjavës, ndërsa masa të ngrohta ajrore vazhdojnë të jenë të pozicionuara mbi rajonin tonë.

Nën këto kushte parashihet të mbajë mot i nxehtë kryesisht stabil, me diell, mirëpo gjatë orëve të pasdites vende-vende priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Ndërsa në fillim të javës së ardhshme, masat e ngrohta ajrore gradualisht do të zhvendosen nga rajoni ynë, e me kalimin e një fronti të ftohtë nga Italia, priten edhe rënie të lehta të temperaturave rreth vlerave mesatare.

1 dhe 2 shtator – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.

3 shtator – Mot kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.

4 dhe 5 shtator – Të martën mot pjesërisht i vranët, pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima. Të mërkurën mot kryesisht me vranësira, vende-vende me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit, në fundjavë do të mbesin mbi vlera mesatare dhe do të sillen me minimale nga 16C deri në 17C, e maksimale deri në 31C. Në fillim të javës do të pësojnë rënie graduale, ku minimalet do të sillen nga 13C deri në 16C, e maksimalet do të zbresin nga 28C deri në 24C.

Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s..

Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie rreth vlerave normale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme