Google ADS

Pasi e rrahën për vdekje shqiptari del nga koma, ky është rrëfimi për sulmin

22:54 | 31 Gusht 2018
Arditë Shkodra

25-vjeçari shqiptar i cili u braktis i dhunuar në gjendje të rëndë në hyrje të një spitali në Modena të Italisë ka dalë nga koma.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte plagë të rënda në fytyrë dhe një plagë plumbi në këmbë.

Ai po mbahej në reanimacionin e spitalit të Baggiovara, ndërsa vetëm këtë të premte u transferua për në repartin e ortopedisë. Aty ai është marrë në pyetje nga karabinierët të cilëve mësohet se u ka dhënë një variant “në tym” të historisë.

25-vjeçari ka rrëfyer se në momentin e goditjes kishte qenë në një parkimin automjeteve të një restoranti në zonën e Bruciata. Deklarata e shqiptarit do të krahasohet me atë të 2 shqiptarëve të tjerë të cilët e lanë në gjendje të rëndë para spitalit. Ata janë identifikuar dhe arrestuar për ngjarjen.

Hetimet për tentativë vrasje vazhdojnë edhe pse për të zbardhur ngjarjen duhet mjaft punë. Mes pistave të ngritura është ajo e konflikteve për pazare të pista që kanë shkuar keq dhe që mund të lidhen me drogën dhe prostitucionin./lapsi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme