Virusi i Nilit Perëndimor vret 17 persona në Greqi

21:48 | 31 Gusht 2018
Arbresh.info

Shtatëmbëdhjetë vetë kanë vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Greqi pasi u pickuan nga mushkonjat, sipas Qendrës Kombëtare për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, lodhje, dhimbje trupore, marramendje dhe vjellje.

Shoqata Mjekësore e Athinës ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të zbatojë një plan për t’u marrë me përhapjen e virusit, transmeton portali arbresh.info.

Rreth 130 incidente janë raportuar nga e gjithë vendi, kryesisht në Attikë dhe Maqedoni Qendrore, por edhe në pjesë të tjera të Evropës.

“Këtë vit kemi pasur më shumë raste që ndodhin shumë më herët krahasuar me vitet e kaluara, dhe kjo është një fenomen që po ndodh edhe në vendet e tjera evropiane”, shpjegoi Dr. Danae Pervanidou nga qendra.

“Ne kishim një fillim të hershëm dhe një rritje të lartë të rasteve. Kishte një epidemi të madhe në Rumani në vitin 1996 dhe që kur kemi raste në vendet evropiane.Rreth 80% e personave që kontraktojnë virusin nuk do të tregojnë simptoma; një e pesta do të zhvillojë një infeksion viral; dhe 1% do të zhvillojnë encefalit ose meningjit. 10 vitet e fundit pothuajse çdo verë ka raste në Evropën qendrore dhe jugore, ka një rritje”.

Në Kosovë është shënuar një viktimë deri më tani nga ky virus./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme