Maqedonia dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm, veçanërisht në mbrojtje, të cili edhe më tej do të vazhdojnë të zhvillohen, sepse është racionale, pragmatike dhe logjikshme për të dy vendet.
Kështu tha sot Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska pas takimit me Ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, në Qendrën e Trajnimit për Pilotët Ushtarakë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Boshkoviq po qëndron për vizitë te ushtarët malazezë në Maqedoni.
Ministri Boshkoviq tha se Mali i Zi ka marrëdhënie shumë të mira dypalëshe me Maqedoninë, si me çdo vend tjetër në rajon dhe në botë, dhe informoi se që kur Mali i Zi hyri në Aleancë vitin e kaluar hyri në Aleancën më të fuqishme ushtarake në botë dhe se përfitimet nga ajo janë të shumëfishta.
Boshkoviq tha se vitin e fundit pasi Mali i Zi u bashkua me Aleancën, ka përfitime të konsiderueshme në ekonomi, nga tensione të ulëta politike në rritjen ekonomike.
Duke iu përgjigjur një pyetjen e gazetarëve se nëse Maqedonia nuk bashkohet me NATO-n, Ministri Boshkoviq tha se gjithçka që ndodh në rajon nuk mund të shihet si një rast i izoluar, sepse ne jemi të lidhur dhe paqëndrueshmëria në Maqedoni me siguri do të ndihet edhe në Mal të Zi, Kosovë, Serbi.
Natyrisht, kjo vlen edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën, Shqipërinë dhe të tjerët.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...