22 libra të korrigjuara për vitin shkollor 2018/19 do të dorëzohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nëpër shkollat e Maqedonisë. Për herë të parë këtë vit shkollor gjitha librat do të jenë në shitje në të njëjtë kohë edhe atë me çmimin që Ministria i ka blerë.
Ministri i Arsimit Arbër Ademi sot tha se këto janë një pjesë e aktiviteteve konkrete që MASH i ka ndërmarrë për të siguruar arsim më cilësor për gjeneratat e reja, përcjell telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se gjithë nxënësit e klasës së parë, dytë dhe tretë do të kenë komplete të reja të librave për çdo vit shkollor.
Ndërsa drejtoresha e shërbimit pedagogjik Vanja Veleva, tha se me ligjin e ri për librat shkollor në arsimin e mesëm dhe fillor, ëstë mundësuar intervenim në së paku 30 për qind të përmbajtjeve të teksteve shkollore.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...