Gjykimi për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale, ka vazhduar sot me marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur.
Fejzi Aziri, njëri nga të akuzuarit i parashtroi disa pyetje dëshmitarit “E1” në lidhje me kohën që pohon dëshmitari se e ka parë atë në vendin e ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më pas Aziri, duke ju referuar përgjigjeve të mëhershme të dëshmitarit të mbrojtur konstatoi se ai ka zbuluar detaje të reja dhe shtoi se ai është dëshmitar i rrejshëm.
Ndërsa prokurorja Fatime Fetai tha se dëshmitarit të mbrojtur më herët nuk i janë bërë pyetje konkrete në lidhje me dëshminë për krismat më 12 prill të vitit 2012.
Pas përfundimit të seancës avokati i të akuzuarve, Naser Raufi tha se dëshmitari i mbrojtur është i rrejshëm dhe i kurdisur.
“Nga dëshmitë e sotme ranë në ujë se ai ka dëgjuar krismat, ndërsa mendoj se është përgjigjur se edhe i ka parë kush ka gjuajtur, por u mendua dhe nuk dëshiroi të tregon. Unë jam i sigurt se ai e di kush ka gjuajtur me armë, por nuk e di se për çfarë arsye ai nuk tregon kryerësit e vërtetë të kësaj vepre”, tha Raufi.
Ai shtoi se nga dëshmitë e sotme kanë dalur momente të reja, që sipas tij tregojnë se të akuzuarit në këtë rast nuk lidhje me vrasjen e pesëfishtë.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës