Siç shkruan “Novosti”, kur Beogradi kishte hyrë në negociata me Prishtinën, modeli i Tirolit Jugor ishte përmendur si opsion, por për gjithë territorin e Kosovës në raport me Serbinë qendrore (siç e quajnë qarqet e Beogradit Serbinë, gjoja për të vetëkuptuar se Kosova është pjesë e saj. Sqarim ynë).
Tani, shton kjo gazetë, modeli i Tirolit Jugor është i mirëseardhur për shqiptarët, si një alternativë për Bashkësinë (Asociacionin) e Komunave Serbe, por me kusht të rrumbullakimit të sovranitetit në gjithë territorin dhe që kështu krijojnë kushtet të konkurrojnë për karrigen në Kombet e Bashkuara.
“Novosti” rikujton se Tiroli Jugor është një territor autonom në Italinë Veriore, e vendosur në zemër të Alpeve dhe përbëhet nga dy krahina – Terentina, ku flitet gjuha italiane, dhe Bolcana ku jeton pakica kombëtare gjermane.
Në bazë të Marrëveshjes së Paqes, me të cilën u përfundua Lufta e Parë Botërore, Tiroli Jugor i mbeti Italisë dhe që atëherë nisi kontesti me dekada ndërmjet Vjenës dhe Romës deri sa nuk u arrit marrëveshja për autonomi, më 1971.
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...