Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinajn se po tenton të krijojë panik dhe konfuzion. Gjersa ka thënë se thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan janë të prapambetura dhe si të tilla meritojnë të hidhen në shportë. Por, për dallim prej ditëve të tjera, Thaçi nuk e ka përmendur idenë e tij për shkëmbim të territoreve, apo siç e quan ai “korrigjim kufijsh”, shkruan Express.
Menjëherë pasi që kryeministri Ramush Haradinaj përsëriti se korrigjimi i kufijve mund të sjellë luftëra në Ballkan, e u bëri thirrje vendeve mike të Kosovës që të kundërshtojnë idenë e Thaçit, nuk ka vonuar shumë e ky i fundit u është kundërpërgjigjur.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe opozitën e vendit se po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion në vend.
Thaçi ka thënë se thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan janë të shekullit të kaluar dhe se meritojnë të hidhen në shportë.
“Të gjitha shtetet perëndimore, aleatët tanë, garantuesit e paqes dhe sigurisë në Ballkan po bëjnë përpjekje dhe thirrje për paqe, stabilitet dhe arritje të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nënkupton njohje reciproke dhe perspektivë të sigurt të anëtarësimit të Kosovës në BE, NATO dhe OKB.
Por, fatkeqësisht, individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion. Kosova, përkundër kësaj, mbetet e përkushtuar për dialog dhe arritje të marrëveshjes paqësore përfundimtare. Thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ndryshe, dje Thaçi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell. Thaçi ka deklaruar se me Mitchell ka biseduar për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova. Por në bisedën e tij me Mitchell-in, presidenti siç duket nuk ka guxuar ta përmendë idenë e tij për shkëmbimin e territoreve. Ani se së fundmi Thaçi në çdo postim, por edhe përmes konferencave të përditshme, e ka elaboruar planin e tij dhe të Vuçiqit për ndarjen e Kosovës.
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...