Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, as pas dy takimeve të së enjtes me krerët e koalicionit qeverisës, kryeministrin Ramush Haradinajn, kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe zyrtarët tjerë qeveritarë, nuk ka arritur t’i bindë ata që korrigjimi i kufijve duhet të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë. Megjithatë, Thaçi nuk ka hequr dorë nga kjo ide.
Pak ditë para takimit të radhës me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar krerët institucionalë të Kosovës për të diskutuar rreth idesë së korrigjimit të kufijve.
Të enjten Thaçi ka pritur në takim të përbashkët kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, kryeministrin Ramush Haradinajn dhe tre zëvendëskryeministrat Behgjet Pacollin, Fatmir Limajn dhe Dardan Gashin.
Mirëpo as këtë herë kreu i shtetit nuk ka arritur të marrë mbështetjen e partnerëve të koalicionit lidhur me këtë çështje.
Me të përfunduar takimi i parë në mes të liderëve shtetërorë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se së bashku me presidentin Thaçi kanë biseduar lidhur me takimet në Bruksel.
“Ajo çfarë ka rëndësi është se presidenti është shprehur qartë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj pas këtij takimi.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor