Panasonic do t’i largojë zyrat qendrore për Europën nga Britania dhe do t’i zhvendosë në Amsterdam, në mënyrë që të shmangë probleme të mundshme me taksat kur Britania të ketë dalë plotësisht nga BE.
Panasonic është vetëm një prej firmave të ndryshme ndërkombëtare që kanë vendosur të largojnë edhe vende pune nga Britania.
Shumë kompani financiare japoneze që i kishin zyrat qendrore për Europën në Londër, kanë deklaruar se do t’i zhvendosin në vende të tjera brenda BE-së.
Një nga arsyet që do ta bëjë Panasonic të zhvendoset, është se nëse Britania ul taksat për korporata të tilla, me qëllim që t’i mbajë aty, këto taksa mund t’u ngrihen në Japoni, për shkak se Britania do të konsiderohej si parajsë fiskale.
Zhvendosja e Panasonic mendohet të kryhet për 15 muaj. Megjithatë, Panasonic thotë se bizneset që kanë me Britaninë nuk do të ndikohen, pasi bëhet fjalë vetëm për zhvendosje të zyrave qendrore.
Në Britani ka rreth 800 kompani të tjera japoneze, të cilat kanë punësuar 100,000 persona. Mes tyre, firma si Nomura, Sumitomo Mitsui dhe Daiwa kanë deklaruar gjithashtu se do t’i zhvendosin zyrat qendrore në Londër./tch/
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...