Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka folur për Ditën Ndërkombëtare të personave të pagjetur, me ç’rast sot u marshua në Prishtinë.
Ai në Interaktiv të KTV-së, tha se nga viti 2002 kur ishin 6400 persona të pagjetur, tani janë 1642 persona. Por, ka thënë se nuk krenohet shumë me këtë, sepse shpreson të punohet edhe më shumë.
“S’do të thotë që kjo zbritje është e kënaqshme, në Serbi kanë mbetur rreth 1 mijë persona të pagjetur, i 20 ka qenë në vitin 2014, pjesa tjetër është gjetur në Kosovë. Kemi pasur raste që një person e kemi gjetur në tri lokacione”, tha ai, duke shtuar se ka ende persona të pagjetur në Serbi.
Ai ka thënë se dita e sotme ka qenë një nga tubimet më masive, dhe shpreson se do të punohet shumë më shumë në këtë drejtim, duke përfshirë edhe trysninë nga ana ndërkombëtare.
Gërxhaliu tha se që nga paslufta, trendi i gjetjeve të të pagjeturve ka ndryshuar shumë. Ka thënë se duhet t’i rikthehen punës mbrapa sepse ka njerëz që kanë dhënë informacione para luftës dhe më nuk japin, pasi siç tha ai, ata thonë se “ju kam thënë njëherë atyre të huajve”.
“Duhet shumë t’i rikthehemi punëve mbrapa. Kemi familje që ende nuk e kanë dhënë gjakun e tyre për analiza, madje edhe të tjerë që kanë varrosur në mënyrë vetanake të afërmit, pa i bërë ADN-në”, tha Gërxhaliu.
Tutje ka thënë se EULEX-i ka pas kompetencat ekzekutive për ndihmë, por se nga ana e tyre, thotë ai, është mundur të bëhet shumë më shumë, duke pasur parasysh që në Kosovë kanë qëndruar për 11 vite.
Gërxhaliu ka thënë se tutje do vazhdohet të punohet për të gjetur më shumë persona të pagjetur. “Në Kosovë kemi incizuar në tri lokacione, dhe pas rezultateve nëse marrim përgjigje se nëse në këto lokacione ka mbetje kockore, atëherë do fillojmë gërmimet”.
Ka thënë në fund se procesi i të pagjeturve, në asnjë vend në botë nuk është mbyllur i tëri, duke folur edhe për kutinë e zezë që sot protestuesit vendosën para qeverisë, me emrat e personave të pagjetur.
Gërxhaliu ka thënë se Instituti që e drejton, do të avancojë laboratorin e psikologjisë, sepse aty ka shumë probleme për t’u avancuar.
Ka pohuar se ky Institut dhe mjekët aty, kanë ende nevojë për trajnime dhe shpreson të marrin sa më shpejtë dhe të avancohen edhe më shumë./Koha.net/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...