Google ADS

Ngatërrohen për rrëmbyes fëmijësh, i djegin të gjallë

23:32 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Fshatarë të zemëruar në një qytet të vogël në Meksikën qendrore kanë djegur të gjallë dy burra, të cilët i ngatërruan me rrëmbyes fëmijësh, njoftojnë autoritetet lokale.

Të dyshuari, 21 dhe 53- vjeçarë, u arrestuan në komisariatin e San Vicente Boqueron në shtetin e Pueblas, transmeton portali arbresh.info.

Turma e njerëzve i nxori nga qelia, i rrahën dhe ia vunë flakën.

“Rreth 150 banorë të zemëruar thyen derën dhe i morën dy individët”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Zyra e prokurorit të shtetit hodhi poshtë akuzat se viktimat kishin kryer ndonjë krim dhe tha se autoritetet kishin hapur një hetim vrasjeje për vdekjet e tyre.

Imazhet në mediat sociale treguan momentin kur një turmë e tërbuar u hodhi benzinë ​​atyre dhe ua vuri flakën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme