Presidenti Meta ngjit Jezercën, tregon mrekullinë në ‘pëllëmbë të dorës’

22:57 | 30 Gusht 2018
M. A.

Presidenti i Vendit ka ndarë në rrjetet sociale një video ku tregon për ngjitjen në majën e Jezercës.

‘Jerzerca e Bukura e Qiellit’ e ka cilësuar Meta një prej majave më të larta të vendit.

‘Të dashur miq! Ju përshëndes nga E Bukura e Qiellit nga Maja e Jezercës 2696 m mbi nivelin e detit. Pas një ngjitje malore prej 17 km nga lugina e Valbonës arritëm te kryemaja e Alpeve tona, maja e Jezercës atje ku ke çdo majë në pëllëmbë të dorës e sidomos 3 luginat me përrallore të Valbonës, Gucisë e Thethit. Nuk ka regjisor, kameraman e fotograf që mund ta pasqyrojë të plotë e reale këtë mrekulli. Sepse maja e Jezercës është E Bukura e Qiellit!’ shkruan Presidenti Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/524831624629618/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme