Deda: Të shkarkohet Thaçi, të zgjedhet një president i ri

22:43 | 30 Gusht 2018
V. S.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufijve”.

Përmes një postimi ne facebook, Deda thotë se Thaçi ka mbërri ta ndajë perëndimin që të jenë pro dhe kundër “korrigjimit të kufijve”, që sipas Dedës, një gjë të tillë diplomacia serbe qe tri dekada e evokon me sukses.

Postimi i plotë i Dedës:

  1. Thaçi ka mbrri të bëjë të paimagjinueshmen – ta ndajë Perëndimin në dy kampe – pro dhe kundër “korrigjimit të kufijve”/ndarjes së Kosovës – diçka që diplomacisa serbe pa sukses e avokon qe 3 dekada. Kur një mekanizëm i tërë diplomatik lëvizë nga pozicionet parimore 30 vjeçare, është tejet i vështirë kthimi prapa.

Kjo e bënë Kosovën humbëse në çdo variant në këtë moment sepse e konfronton me aleatët e paktë, dhe të përçarë, perëndimorë.

Për neve mbetet kjo rrugë:

– Votë absolute e Kuvendit kundër marrëzisë së Thaçit me 4 shtator, gjithashtu edhe protestë masive qytetare;

– Shkarkim i tij dhe zgjedhja e Presidentit të ri;

– Marrëveshje për zgjedhje të reja parlamentare;

– Konsensus i plotë për rrugën e mëtutjeshme në dialogun me Serbinë që do ta udhëheqë

Qeveria e re e Kosovës bashkë me opozitën re pas zgjedhjeve parlamentare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme