Në vitin 2015 në Shqipëri nisi për herë të parë aplikimi i sistemit të patentës me pikë. Sipas statistikave të Policisë Rrugore dhe Drejtorive të Transportit, nga ajo periudhë e deri më tani, 326 drejtues mjeti kanë humbur totalisht 20 pikët, duke u detyruar të kryejnë sërish provimin e kualifikimit për rimarrjen e lejes së drejtimit.
Ndërkohë po gjatë kësaj periudhe, pikë nga patenta u janë zbritur edhe 38 mijë shoferëve të tjerë, të cilët kanë kryer shkeljet që parashikohen në kodin rrugor.
Tejkalimi i shpejtësisë, lëvizja në korsitë e emergjencës, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, largimi nga vendndodhja e aksidentit, janë disa nga shkeljet që u kushtojnë më shumë drejtuesve të mjeteve.
Duke parë shkaqet e aksidenteve, ekspertë të Policisë Rrugore mendojnë se duhet të zgjerohet gama e shkeljeve për të cilat drejtuesit e mjeteve duhet të penalizohen me heqje pikësh nga patenta.
Një ndër to është përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, shkelje për të cilën rrugorët i kanë kërkuar parlamentit edhe 10-fishimin e gjobës.
Në rast të mos shkeljes së neneve që penalizohen me heqje pikësh për një periudhë prej 2 vitesh, drejtuesve të mjeteve u shtohen 2 pikë si bonus. Ndërkohë çdo drejtues mjeti mund të kontrollojë gjendjen e pikëve të tij në portalin E-Albania.
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...