Shkodra pret në takim ish ministrin e jashtëm të Holandës dhe zyrtarë të tjerë evropian

16:23 | 30 Gusht 2018
M. A.

Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra ka pritur në takim ish ministrin e jashtë të Holandës, Bert Koender, zëvendëspresidentin e Forumit Evropian për Demokraci dhe Solidaritet, Jan Marinus Wiersma, si dhe Kati Piri, anëtare e Parlamentit Evropian.

Shkodra në këtë takim ka njoftuar zyrtarët evropianë sa i përket aspekteve të përmbushjeve të kritereve për liberalizim të vizave dhe përkushtimin e MPB-së në plotësimin e kritereve, me qëllim që edhe qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në vendet të BE-së.

Poashtu zëvëndësministri Shkodra i ka informuar ata për rezultatet e institucioneve të sigurisë sa i përket luftimit të krimit të organizuar në përgjithësi dhe në veçanti për luftimin e korrupsionit, drogave dhe migrimit të pa ligjshëm.

“Luftimi i të gjitha llojeve të krimit mbetët një sfidë e përditshme jo vetëm për Republikën e Kosovës, por është një sfidë globale. Potencova që ne kemi bërë përpjekje serioze në ngritjen e kapaciteteve në mënyrë që të ballafaqohemi seriozisht me të gjitha sfidat që na dalin në proceset e integrimeve, Ndërsa delegacioni holandez vlerësuan të arriturat e institucioneve të Kosovës, sidomos vlerësuan plotësimin e kritere të shumta sa i përket liberalizimit të vizave. Ata theksuan angazhimin e tyre në ngritjen e zërit të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për anëtarësim në organizata me renomeve evropiane” ka thënë Shkodra pas takimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme