Google ADS

Para gjashtë muajve Thaçi thoshte se korrigjimi i kufijve nuk e mbyll problemin me Serbinë, përkundrazi sjell konflikte të reja

16:01 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po del me deklarata kundërthënëse sa i përket çështjes së shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Para gjashtë muajve, në emisionin “Pressing” të televizionit 7, Thaçi pohonte se tema e shkëmbimit të territoreve me Serbinë s’do të diskutohet dhe se kjo do të sillte konflikte të reja në rajon. Por kohëve të fundit idenë e shkëmbimit të territorit po e promovon me intensitet të shtuar.

“Tema e shkëmbimit të territoreve as s’është folur kurrë, as s’është diskutuar e as s’do të ndodhë”, thoshte Thaçi në Pressing me Leonard Kerqukin, transmeton Gazeta Express.

Madje, ai tha se nuk e beson që kjo ide do të sillte zgjidhje por probleme të reja në tërë rajonin.

“Kjo do të sillte konflikte dhe sigurisht që s’do të ketë as ndarje”, tha ai.

Ndryshe, tema e ndryshimit të kufijve po vazhdon të jetë ngjarja kryesore në vend tash e disa muaj. Për ta ndaluar Thaçin nga iniciativa e nisur për ndryshim të kufijve më katër shtator është thirrur një seancë e jashtëzakonshme nga opozita ku pritet të miratohet edhe një rezolutë.

Takimi Thaçi – Vuciq do të mbahet më 7 shtator në Bruksel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme