ISLAMABAD – Islamistët e vijës së ashpër që nisën një marshim drejt kryeqytetit të Pakistanit për të protestuar ndaj planeve të një ligjvënësi holandez për të mbajtur një konkurs karikaturor të Profetit Muhammed u ndaluan nga policia të enjten.
Rreth 10,000 mbështetës të grupit Tehreek-i-Labaik, që ndihmuan Imran Khanin të bëhet kryeministër pas zgjedhjeve të muajit të kaluar, u nisën të mërkurën në marshim, duke i bërë thirrje atij të ndërpresë lidhjet me Holandën.
Zëdhënësi i partisë, Eijaz Ashrafi, thotë se policia ndaloi marshimin në Jhelum, rreth 160 kilometra nga kryeqyteti Islamabad. Ai thotë se protestuesit refuzojnë të shpërndahen dhe se policia do të duhet të “na vrasë” për të ndaluar marshimin.
Pamjet fizike të profetit janë të ndaluara në Islam dhe thellësisht ofenduese ndaj myslimanëve. Qeveria e Pakistanit është zotuar të protestojë kundër konkursit në U.N.
Konkursi i karikaturës është duke u organizuar nga Geert Wilders, një ligjvënës holandez me një histori të deklaratave nxitëse rreth Islamit. Qeveria holandeze është distancuar nga gara, por thotë se është e përkushtuar të mbajë të drejtën e fjalës së lirë./arbresh.info/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para