Kryetari i Aleancës për shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, për TV21 sot tha se që prej dhjetorit nuk janë pjesë e qeverisë dhe për këtë nuk kanë qenë prezent dje në mbledhjen e partive politike për referendumin në Maqedoni për çështjen e emrit.
“Ne me njerëz, me skandale përditë milionëshe, të korruptuar deri në fyt nuk do të bëjmë kampanjë të përbashkët për NATO dhe BE. Rruga jonë për në NATO dhe BE është e pastër si loti” tha Sela mes tjerash, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, referendumi në vend do të mbahet më 30 shtator ku duhet të vendoset për integrimin e shtetit në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë për të ndërruar emrin në Maqedonia e veriut.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/278594442746833/?t=10
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet