Google ADS

Borges e njihte veten në librat e tij

13:46 | 22 Gusht 2015
Arbresh.info

Në gusht të vitit 1899, në Buenos Aires, Argjentinë , do të lindte Jorge Luis Borges. Fëmija i quajtur “Georgie” nga familja e tij, dhe që kur ishte vetëm 9 vjeç do të përkthente Wilde , “Thw Happy Prince” nga anglishtja në spanjisht (gjyshja e tij ishte angleze), do të bëhej një shkrimtar i madh , për t’u konsideruarnga shumëkush “si një nga autorët më brilantë dhe më polemizues të planetit”.

Ky Borges që, në të vërtetë i përgjante më shumë se një bombë atomike, kishte gjithnjë si lemë në mendje: “nëse gjen një çelës ai mund të hapë një portë”.

Sot,fenomeni Borges, autori i “El Aleph”,nga erudicioni, historia dhe etimologjia , është një idil i preferuar nga shumëkush. Ata që marrin pjesë në panaire librash që zhvillohen në botë, duhet ta kenë vënë re se ai nga një shkrimtar elitar, sot është një hero popullor.

Stiliorigjinal, ironia therëse, temat që trajton, bëjnë që dhe shkrimtarët e mëdhenj të kohës sonë, ta njohin si mjeshtër të madh, duke e përcaktuar si një nga shkrimtarët më të shquar të shekullit të XX-të.

Marguerite Yourcenar e admironte. Cioran, mendimtar rumuno-francez e përcaktoi si”i fundit i delikatëve”.“Loja e Borges të kujton ironinë romantike sa dhe shpërthimin metafizik të iluzionit”, thoshte ai .

Umbert o Echo shprehej gjithnjë se “çmëndej” kur lexonte librat e Borges. “Kaloja netë e netë duke lexuar veprat e tij së bashku me miqtë e mi “, thotë Echo.Por shumë të tjerë e kanë përcaktuar si Stendhal apo Flaubert , të tjerë e quanin thjesht dhe me admirim, ‘Mjeshtër’.

Në shkrimin “Borges dhe unë”, autori beson se Borges është një imazh, një emër që shfaqet mbi një letër apo në një fjalorbiografik. “Nuk më kushton të them se kam shkruar disa faqe me vlerë; por ja që gjithnjë mendoj kur shkruaj, se më e mira ndoshta nuk i takon askujt (…) Unë dua të mbetem tek Borges, por jo tek unë (nëse jam dikush ). Di të them se e njoh veten më mirë në librat e tij”.

Ende kujtohet sot një ndodhi e shkrimtarit të madh . Kur dikush e mori në telefon në shtëpi për t’i kërkuar një takim, teksa mendonte se duhej të fliste me një nga sekretarët e tij, befas dëgjoi zërin e tij. Duke ngatërruar fjalët, mërmëriti : “Tungjatjeta mjeshtër”. Përgjigja ishte sa shokuese aq dhe e natyrshme : “Mjeshtër jo . Më thërrit Borges”.

Borges shprehej se e kishte kaluar jetën duke menduar për gratë, se ishte një njeri pasionant dhe emotiv , por nëse dikush lexon dy koleksionet e tijme tregime të famshme , “Fiksione” dhe “Aleph”, kupton të kundërtën .

Nëse dikush lexon intervistat e tij do të shohë se ai e shpjegon veten e tij si “sentimental” dhe flet shumë për emocionin. Por në proçesin e transformimit të eksperiencave të tij në tregime ka një ndryshim të madh që do të thotë se në këto tregime emocionet zhduken .

borges3Në dekadën e viteve’30 të shekullit të kaluar ai ishte një ndër të parët shkrimtarë dhe intelektualë të Argjentinës, që u shpall kundër fashizmit. Borges ishte shumë këmbëngulësdhe këtë gjë e shpjegon dhe fakti që ai ishte një opozitar edhe me Peron, dhe ndoshta kjo i shkaktoi edhe mosfitimin ndonjëherë të Nobel-it.

Dekada e fundit e jetës së Borges ishte një periudhë shumë e vështirë për Argjentinën. Borges kërkonte me çdo kusht të vinte në dukje nevojën e bashkëjetesës së grupeve të ndryshme dhe partive në vend dhe këtë duket se e gjeti në modelin zvicerian, ku ai edhe mbylli sytë.

Në Shqipëri , Borges, u bë sidomos i njohur pas viteve ’90-të. Më parë ai kishte qënë i njohur vetëm nga një shtresë e caktuar dhe aspak nuk mund të ishte i përkthyer në gjuhën shqipe. Botimi para disa vitesh i revistës letrare “Aleph’, ishte një mesazh intelektual sa edhe mirënjohjeje i një grupi të rinjsh në nder të shkrimtarit të madh .

Një revistë ku të rinj të talentuar arritën të përkthenin në një stil origjinal, pjesë dhe vepra të njohura të letërsisë botërore.

Por edhe shumë shtëpi botuese sot për sot kanë marrë guxim të shqipërojnë gjuhën enciklopedike që të ofron Borges. “Libri i qënieve imagjinare”, përkthyer nga Azem Qazimi dhe botuar nga “Zenit”, “Tango”, “Inkuzicioni dhe të tjera”, ”Vdekja dhe busulla”, shqipëruar nga Mira Meksi dhe botuar nga “Ideart,janë disa nga veprat e shkrimtarit që di të çelë me gjeninë e tij portat e letërsisë botërore sot dhe në vitet që vijnë.

borges4Jo më kot në vigjilje të ditëlindjes së tij (24 gusht) janë të shumta aktivitetet që organizohen në shumë vende të botës në nder të tij; nga Egjipti ekzotik, në vendet gjaknxehta të Amerikës Latine, sikundër dhe në Amerikën e ekulibruar, sepse ndoshta nuk mund të ketë në planet shkrimtar si Borges, i cili është studiuar, analizuar, interpretuar nga njerëz elitarë të letrave, nga kritikë e profesorë të njohur.

Por nostalgjikë sa edhe shpirtërorë, argjentinasit , thonë se ndër gjërat që Buenos Aires humbi dhe që ju mungojnë, janë hapat e matur të një Borges-itë verbër kur ai çapiste në rrugët e tij të preferuara.

Dhe të gjitha këto falë dhe pavarësisht figurës së tij herë polemike, e herë të dashur sa edhe kokëfortë…!

Ky Borges, si njeri dhe si personazh ‘iku’ më 14 qershor 1986, në Gjenevë (Zvicër). Por jeton megjithatë në të gjithë botën esenca e fjalës së tij, reflektimi filozofik, loja intelektuale, misteri dhe gjysmërealiteti.

Kjo ngjarje ka ndodhur më shumë se një tre dekada më parë, por është bërë e ditur vonë : 76 vjeç dhe i verbër, Jorge Luis Borges ka interpretuar në një film; një film që ai vetë nuk mundi ta shihte kurrë, por që nga ai u realizua me shumë dëshirë. Ai u zgjua në të gdhirë dhe u duroi xhirimeve deri në mbrëmje vonë .borges6

Ishte agimi i 24 qershorit të 1975. Bënte shumë ftohtë dhe vendi ku do të kryheshin xhirimet kishte humbur në mjegull. Por, siç kujtojnë ata që kanë punuar në këtë film, i pari që duroi Borges nuk ishte i ftohti, por frika e xhirimeve ; i kushtoi të aktronte. Dhe aq më shumë i ndodhi dhe një incident : bastuni i tij u pengua diku. Gati u rrëzua, por nuk u rrëzua. U ngrit dhe vazhdoi rolin e tij.

Dhe bashkë me sa më sipër, në prezantimin e tij si aktor, përfaqësuesi më në zë i letërsisë argjentinase tregoi gjatë xhirimeve edhe temperamentin e tij, nervoz aq edhe të vullnetshëm, por dhe bujar. E vetmja gjë që kërkoi gjatë tri ditëve që zgjatën xhirimet ishte një shishe Pernod.

Borges pranoi të interpretonte rolin e gjermanit Juan Dahlman, protagonist në tregimin e tij “El Sur” (Jugu), të cilin vetë Borges e kishte konsideruar më shumë se autobiografik nga tregimet e tij. Borges asnjëherë nuk dha ndonjë mendim mbi filmin. “Në të vërtetë çfarë mendimi mund të japë një i verbër mbi një film?”, tregojnë se kishte thënë ai me shaka mbas prezantimit privat që iu bë këtij filmi në Buenos Aires./ATSH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme