Sipas idesë së Thaçit, Komuna e Bujanocit së shpejt do t’i kthehet Kosovës, pikërisht kryetari i kuvendit të kësaj komune, Adnan Salihu ka nderuar gjatë ditë së djeshme Dibran Hoxhën ish rojën e valltares, Donjeta Kosumit të njohur si Kallashi, ndaj të cilit rëndojnë 150 vepra penale.
Në një ngjarje që është zhvilluar në Tiranë, personalitete të ndryshme kanë marrë pjesë në atë ngjarje ku qëllimi kryesor ka qenë shpërblimi i personaliteteve me nderimi të veçanta. Një të tillë e ka marrë edhe ish roja i “Kallashit”, Dibran Hoxha. Atij ia ka dhuruar mirënjohjen kryetari i kuvendit të Bujanocit.
Arsyetimi që është dhënë nga moderatori i cili ka qenë i dënuar për shkak se kishte detyruar gruan e tij të merrej me prostitucion; Kreshnik Husaj, kishte qenë për shkak të bamirësisë së Dibran Hoxhës i vetë quajtur “King Kobra”.
Ai thoshte se po e shpërblente “King Kobrën” për shkak të therjes së 150 kurbaneve, ndihmës që ai bënte ndaj fëmijëve nevojtar dhe të gjithë personave të tjerë që u ka ndihmuar “King Kobra”.
“Në fund nuk e lënë si të pa rëndësishëm, e kam lënë si kontribuues të veçanet e kam lënë si njeri të veçanet. Ai arriti t’i prej 150 kurban për festën e Kurban Bajramit. Ai arriti t’i ushqej 72 familjar muaj për mua. Ai arriti të ushqej fëmijë që çdo herë fëmijët që i trokisnin në derë. Arriti t’iu sigurojë kulm mbi kokë që i trokitën në derë. Si emër që shumë nuk e donin, thoshin i rrezikshëm thoshin, jo i mirë, por si shpirt i pa zëvendësueshëm i njeriut. Këtë çmim unë e pash dhe jam shumë i nderuar që kam kryetarin e kuvendit të Bujanocit për njeriun shumë të veçantë e që është Dibran Hoxha”, ka thënë në prezantimin e “King Kobras”, shkruan Insajderi.
Vetë Dibran Hoxha, ka qenë fjalë pak pas marrjes së çmimit. Thoshte se do të vazhdojë t’i ndihmojë njerëzit.
“Mirëmbrëma të gjithëve ju falënderoj për këtë çmim , ndihem i privilegjuar, respekt dhe do të mundohem në të ardhmen t’iu ndihmoj njerëzve, kaq respekt”, Dibran Hoxha.
Por, kënaqësi të veçanet që e ka shpërblyer “King Kobrën”, ka pasur edhe kryetari i kuvendit të Bujanocit, Adnan Salihu. Ai pas ceremonisë u ka thënë medieve se ka kënaqësi të veçantë që ka qenë në mesin e atyre personave, e në veçanti ‘bamirësve’ duke iu referuar “King Kobrës”.
“Po gjithashtu edhe për mua ishte një kënaqësi e veçanet që isha prezent këtu në këtë manifestim ku faktikisht ishin prezent personalitete të ndryshme nga të gjitha trojet shqiptare dhe gjithashtu kënaqësia tjetër është se këtu ishin prezent njerëz nga veprimtari të ndryshme duke filluar nga arti dhe deri atje te ata bamirës që i ushqejnë atë të cilët kanë nevojë”, ka deklaruar kryetari i kuvendi të Bujanocit, i cili sipas idesë Thaçit së shpejti kjo komunë mund t’i bashkohet Kosovës.
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...