Google ADS

Djali i Ratko Mlladiçit: Babai është në fillimet e çmendurisë

12:36 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Darko Mlladiç, djali i ish-komandantit famëkeq të ushtrisë serbe, koka e masakrave në Bosnje, ka folur rreth shëndetit të babait të tij të ndodhur në qelitë e Hagës. Siç është përfolur, ai atje është keqtrajtuar ngatë tjerë të burgosur dhe pak a shumë kjo konfirmohet dhe nga i biri.

“Në thelb, gjendja shëndetësore e Ratkos është e pandryshuar. Ekziston i njëjti problem: vdekja e qelizave në tru për shkak të goditjeve të shumëfishta.

Siç na tha Ratko në një bisedë telefonike rreth dhjetë ditë më parë, ata e kanë qëlluar në kokë. Ne po kërkojmë pamjet dhe raportin mjekësor për të parë se çfarë ka ndodhur. Përveç kësaj, ka presion të lartë të gjakut, e për fat të keq mjekët në Hagë e konsiderojnë këtë si të padëmshme.

Por ndërkohë, mjekët tanë paralajmërojnë se kjo mund të shkaktojë probleme serioze. Është përcaktuar se ka një fillim të çmendurisë”, tha Darko Mlladiç.

Mlladiç është i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë dhe krime të tjera lufte të kryera gjatë luftës në Bosnjë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme