Google ADS

Për Kosovën Këshilli i Sigurimit i OKB nuk debaton as në shtator

11:44 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

As Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat në shtator marrin kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk do ta përfshijnë në rend të ditës raportin për Kosovën të sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonije Guteresh.

Raporti i rregullt tremujor për situatën në Kosovë nuk ishte temë debati në Këshillin e Sigurimit as në gusht, meqë Britania e Madhe, e cila kryesonte këtë organ, këtë çështje e hoqi nga rendi i ditës.

Siç shkruan e përditshmja e Beogradit, ‘V.Novosti’, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga shqyrtimi i raportit për Kosovën në KS të OKB dhe se po pret që kryesimin e tij ta marrë ndonjë vend më miqësor i Serbisë.

Ai ka shfaqur shpresën se mbledhja për Kosovën do të mbahet në tetor, kur kryeson Bolivia, e më së voni në nëntor kur kryeson Kina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme