Shtëpia luksoze e Avicii-t në Hollywood Hills është shitur për vetëm $17.5 milion, 4 muaj pas vdekjes tij.
Sipas mediave të huaja shtëpia është luksoze, ka 6 dhoma gjumi, 7 banjo e një pishinë gjigande dhe një pamje shumë të bukur të Los Angelosi.
Sipas agjensisë imobilare Redfin, Dj i njohur e bleu atë $15,5 milion në 2013 kur po shijonte suksesin e vendit të pare në listat botërorë me ”Wake Me Up” dhe ”Hey Brother”. Postimi i tij i fundit në Instagram ishte pikërisht në njërin prej këndeve në shtëpi.
”Është gjithmonë diell në Kaliforni”, ishin fjalët e tij pranë fotos.
Vdekja e tij e papritur la të mërzitur familjarë e shumë miq, madje këngëtarja shqiptare, Rita Ora e cila e kishte një duet me të, sa herë që performon këtë këngë në koncerte nuk ik pa folur fjalë zemre për të ndjerin.
Me këngën “Lonely Together” Rita mori çmimin ‘Best Dance’ në VMA.
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...